• E mërkurë / May-18 11:05
  • Kontakt

z.Salihu: Kur Evropa feston ditën e paqes shqiptarët e Luginës ende janë në situatë të palakmueshme

z.Salihu: Kur Evropa feston ditën e paqes shqiptarët e Luginës ende janë në situatë të palakmueshme

Sot e gjithë Europa feston 9 Majin, ditën e paqes dhe bashkimit në Europë, ditë kur u hoqën barierat, qoftë ato ekonomike por edhe ato të lëvizjes së lirë si dhe ditës kur mendësia dhe mentaliteti europian triumfoi mbi çdo lloj tjetër mendësie.

Presheva, por veçanërisht shqiptarët e Luginës së Preshevës akoma gjenden në një situatë të palakmueshme, qoftë në aspektin social, qoftë atë ekonomik e material, duke i diskriminuar konstant nga politika joeuropiane të shtetit ku jetojmë.

Është kjo ditë kur ne si përfaqësuesit politik të Luginës por edhe përfaqësuesit politik mbarë shqiptarisë i kujtojmë e rikujtojmë shteteve të BE-së që ne shqipëtarët jemi brum i popujve të Europës dhe që sa më shpejt duhet të jemi pjesë e familjes së madhe Europiane!