z.Mustafa u takua me kryetarin e PDK-së z.Memli Krasniqi

z.Mustafa u takua me kryetarin e PDK-së z.Memli Krasniqi

Prishtinë

Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare sot takoi Kryetarin e PDK-së z.Memli Krasnqi të cilin e njoftoi për situatën aktuale politike në luginë të Preshevës.

Me kryetarin Krasniqi, ndanë shqetësimin e përbashkët për mungesën e stabilitetit institucional politik, trafikimin e këshilltarve individual komunal dhe atyre në grup  që nuk i shërbejnë unitetit të qytetarëve të Preshevës dhe as vullnetit politik të tyre me rastin e ndryshimit të shumicës në Pushtetin Vendor në Preshevë. Padyshim se edhe një varg temash të tjera janë trajtu si shlyerja e shqiptarëve nga regjistri civil, migrimi i tyre në vendet e treta, gjendja e komandantëve dhe themeluesëve të UÇK-së në Hagë dhe të ngjajshme.

Takimi kaloi në një atmosferë të ngrohët e miqësore me ç’rast bashkëbiseduesit potencuan nevojën e zhvillimit të mëtejmë të marrëdhënieve shumë të mira e miqësore në të gjitha fushat me interes të përbashkët.

RM