• E mërkurë / May-18 12:07
  • Kontakt

Këto janë armët që SHBA-ja ia dërgoi Ukrainës

Këto janë armët që SHBA-ja ia dërgoi Ukrainës

Shtetet e Bashkuara të Amerikës po vazhdojnë me ndihma të ndryshme për Ukrainën, përfshirë këtu armatim. Këto ndihma po vijnë si pasojë e sulmit të Rusisë mbi Ukrainën që filloi muajin e kaluar.

Armët e reja që Shtetet e Bashkuara të Amerikës ia kanë dërguar Ukrainës përfshijnë armë kundërajrore, armë të vogla, dhe sistem anti-blinda.

Kjo ndihmë e menjëhershme ushtarake e SHBA-së për Ukrainën, u autorizua nga presidenti Joe Biden, raporton Al Jazeera.

Në anën tjetër, SHBA kanë vënë sanskione të shumta kundër Rusisë për shkak të veprimeve të kësaj të fundit, që çuan drejt një lufte të re.

Ukraina, përveç SHBA-ve ka pranuar ndihma të shumta edhe nga shtetet tjera, nga ‘kontinenti i vjetër’ Evropa, ndihma edhe ushtarake.