Koordinatori i ri i TIKA-s viziton Bujanocin

Koordinatori i ri i TIKA-s viziton Bujanocin

Kryetari i komunës së Bujanocit ka mirëpritur sot koordinatorin e ri të programit të TIKA-s në Beograd z. Mehmet Mete ANAÇ. 

Kryetari Arifi e njoftoi z. Anaç për bashkëpunimin e deritashëm me organizatën TIKA dhe shfrytëzoi rastin që ta falemnderojë popullin turk që përmes TIKA-s kanë realizuar projekte të rëndësishme infrastrukturore si ndërtimi i shkollës fillore në Tërnoc, për donacionin e kamionit për grumbullimin e mbeturinave, ndihmën në bujqësi, respektivisht donacionin e serave për bujqit, si dhe shumë projekte tjera të realizuara përgjatë këtyre viteve. 

Nga ana tjetër, koordinatori Anaç theksoi se kjo është vizita e parë që po i bënë një komune që nga marrja e detyrës së re. Ai siguroi kryetarin Arifi se TIKA do të vazhdojë të jetë prezente në Bujanoc përmes projekte të ndryshme në dobi të komunitetit që jetojnë këtu. 

Pas këtij takimi, z. Anaç vazhdoi takimin në fshatin Bilaç me të cilët do të diskutojë rreth mundësisë së realizimit të ndonjë projekti me rëndësi të veçantë për ta.