Sistemi i video asistencës për gjyqtarët(VAR) tashmë është implementuar në pothuajse të gjitha ligat.
Megjithatë këtu nuk bënë pjesë Skocia ku ende nuk ka filluar të përdoret ky sistem.
Këtë të premte Federata e Skocisë do të zhvillojë takime me klubet për të diskutuar futjen e teknologjisë për të gjitha ligat.
BBC përmes një artikulli ka krituar Federatën skoceze, duke përmendur se në liga të ulëta si Kosovë, Marok dhe Tajlandë është implementuar VAR-I, ndërsa në Skoci jo.
BBC ka vazhduar artikullin duke folur për sistemin VAR në Kosovë në një ligë që ka 10 ekipe, në të gjitha stadiumet janë instaluar nga gjashtë kamea në çdo stadium, ndërsa një furgon gjithashtu udhëton në çdo lojë.
Në lidhje me këtë temë për BBC ka folur edhe gjyqtari kosovar Visar Kastrati që ka zbuluar se sistemi VAR në Kosovë është inkuadruar në kohë rekorde.
“Kosova ka qenë shumë e shpejtë në zbatimin e VAR”.
“Ka qenë një orar shumë i ngushtë dhe punë shumë intensive”.
“Edhe pse plani i FIFA-s kërkon 18 deri në 24 muaj praktik për të qenë të gatshëm, ne arritëm të përfundonim gjithçka në kohë rekord me shumë përpjekje dhe kokëfortësi”, përfundoi Visar Kastrati.
Sistemi VAR në Skoci pritet që të implemenohet nga edicioni 2023/24.