Hoti kërkon që veprimet në veri të koordinohen me ndërkombëtarët

Hoti kërkon që veprimet në veri të koordinohen me ndërkombëtarët

Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, është deklaruar për situatën e krijuar në veri shtatë ditët e fundit.

Hoti, përmes një postimi në “Facebook”, është shprehur se gjendja në veri kërkon veprime shtetërore që janë të matura dhe të menduara deri në fund, e të koordinuara me partnerët ndërkombëtarë.

“Gjendja në veri kërkon veprime shtetërore që janë (i) të matura e të menduara deri në fund, (i) të koordinuara plotësisht me partnerët ndërkombëtarë dhe (iii) konsistete. Çdo qasje tjetër është e dëmshme”, thuhet në postimin e Hotit.

Gjithashtu, ish-kryeministri ka shtuar  se sovraniteti i shtetit është bashkëpunim me shtetet euro-atlantike, pasi sipas tij këto shtete qëndrojnë në krah.

“Kosova është sovrane në vendimet e saj. Por, sovraniteti duhet ushtruar në koordinim me familjen e shteteve euro-atlantike ku synojmë të integrohemi, pasi janë këto shtete që na qëndrojnë në krah dhe na garantojnë ushtrimin e sovranitetit nga vetë ne”, tha ndër të tjera ai.

Postimi i plotë:

Gjendja në veri kërkon veprime shtetërore që janë (i) të matura e të menduara deri në fund, (i) të koordinuara plotësisht me partnerët ndërkombëtarë dhe (iii) konsistete. Çdo qasje tjetër është e dëmshme.

Kosova është sovrane në vendimet e saj.

Por, sovraniteti duhet ushtruar në koordinim me familjen e shteteve euro-atlantike ku synojmë të integrohemi, pasi janë këto shtete që na qëndrojnë në krah dhe na garantojnë ushtrimin e sovranitetit nga vetë ne.