Kurti takohet me kancelaren Merkel gjatë javës në vijim

Kurti takohet me kancelaren Merkel gjatë javës në vijim

Takimi pritet të ndodhë në Tiranë, ku Merkel ka planifikuar vizitë dhe takimi me Kurtin pritet të zhvillohet në kuadër të kësaj vizitë në Shqipëri.

Lajmin e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu.

”Mundem me e konfirmu që Kryeministri Kurti do të takohet me Kancelaren Merkel gjatë javës së ardhshme në Tiranë”, ka theksuar ai.

Kancelarja gjermane në Tiranë do takohet fillimisht me kryeministrin shqiptar Edi Rama, ku temë e bisedës do të jetnë çështje të politikës ekonomike dhe marrëdhëniet dypalëshe midis Shqipërisë dhe Gjermanisë, por edhe çështje që lidhen me përafrimin me BE-në.

Në bisedimet me krerët e qeverive në plan të parë do të jenë çështjet e bashkëpunimit rajonal.