KFF Presheva-Bujanoca e mbyllin xhiron e V-të në kampionat me fitore

KFF Presheva-Bujanoca e mbyllin xhiron e V-të në kampionat me fitore

Kff Presheva-Bujanoca sot zhvilloi ndeshjen e  xhiros së - V - 

Ndeshjen e zhvilluan si vendas në stadionin e qytetit në Preshevë mes  KFF.PB vs ZFK Masinac kampionit të shumfishtë të Serbisë. Futbollistet vendase që nga fillimi i ndeshjes zhvilluan lojë sulmuese, me shumë pasime e aksione mirë te ndertuara por pjesa e parë përfundoi pa gola, edhe pse për kundërshtar kishin një ekip me traditë në ligën e futbollit për femra.

Pasi filloi ndeshja në pjesën e dytë pas një ndërhyrje nga lojtarja e KFF PB , mori karton te kuq por edhe pse mbetën në pjesën e dytë me 10 lojtare, e dominuan lojën  dhe arritën që të shenojnë dy gola dhe pranuan një gol, ekipi arriti të shënoj fitore,  loja përfundoi me rezultat 2:1 në të mirë te KFF PB.