Shtëpia e Bardhë njofton për donacionet e vaksinave nga SHBA’të, edhe Kosova pjesë e listës

Shtëpia e Bardhë njofton për donacionet e vaksinave nga SHBA’të, edhe Kosova pjesë e listës

Shtëpia e Bardhë nëpërmjet një njoftimi për media ka bërë të ditur listën e shpërndarjes për 55 milionë doza të vaksinës që do t’i shpërndajë nëpër vende të ndryshme të botës, e pjesë e njërës nga listët është edhe Kosova, shkruan Gazeta Metro.

“Sot, Administrata Biden-Harris po shpall listën e shpërndarjes për 55 milionë nga 80 milionë doza të furnizimit me vaksina. Presidenti Biden është zotuar të ndajë deri në fund të qershorit në shërbim të përfundimit të pandemisë në mbarë botën. Ndërsa vazhdojmë të luftojmë pandeminë COVID-19 në shtëpi dhe të punojmë për t’i dhënë fnd pandemisë në gjithë botën. Presidenti Biden ka premtuar se SHBA’të do të jenë arsenal i vaksinave për botën. Një pjesë e këtij plani është dhurimi i vaksinave nga furnizimi ynë i vendit dhe presidenti ka premtuar 80 milionë doza që do të ndahen deri në fund të qershorit. Në fillim të këtij muaji. Administrata njoftoi planin për 25 milionë dozat e para që kemi filluar dërgimin dhe njoftimi i sotëm e plotëson listën për 55 milionë dozat e mbetura. Për të gjitha këto doza, ato me shumë rrezik, siç janë punonjësit shëndetësor duhet të kenë përparësi, bazuar në planet kombëtare të vaksinimit”, thuhet në komunikatën e Shtëpisë së Bardhë.

Sipas njoftimit të Shtëpisë së Bardhë, afërsisht 41 milionë do të ndahen përmes COVAX si më poshtë:

Përafërsisht 14 milion për Amerikën Latine dhe Karaibet: Brazil, Argjendinë, Kolumbi, Peru, Ekuador, Paraguai, Bolivi, Uruguaj, Guatemala, El Salvador, Honduras, Haiti dhe vendet e tjera të Karaibeve, Republika Dominikane, Panama dhe Costa Rika.

Afërsisht 16 milionë për Azinë: India, Nepali, Bangladeshi, Pakistani, Sri Lanka, Afganistani, Maldivet, Butani, Filipinet, Vietnami, Indonezia, Tailanda, Malajzia, Laosi, Papua Guinea e Re, Tajvani, Kamboxhia dhe Ishujt Paqësor.

Afërsisht 19 milionë për Afrikën që do të ndahen me vendet që do të zgjidhen në kordinim me Bashkimin Afrikan.

Përafërsisht 14 milionë – ose 25% e këtyre 55 milionë vaksinave do të ndahen me përparësitë rajonale të tilla si: Kolumbia, Argjentina, Haiti, vendet e tjera të CARICOM, Republika Dominikane, Kosta Rika, Panama, Afganistani, Bangladeshi, Pakistani, Filipinet, Vietnami, Indonezia, Afrika e Jugut, Nigeria, Kenia, Gana, Cabo Verde, Egjipti, Jordania, Iraku, Jemeni, Tunizia, Omani, Bregu Perëndimor dhe Gaza, Ukraina, Kosova, Gjeorgjia, Moldavia dhe Bosnja.

Përveç ndarjes së dozave, Administrata Biden – Harris gjithashtu është e përkushtuar të punojë me prodhuesit në SHBA për të prodhuar më shumë vaksina për t’i ndarë me botën. Për këtë qëllim, përpara G7, Presidenti Biden njoftoi se SHBA do të blejë gjysmë miliardë doza Pfizer dhe do t’i dhurojë ato në 92 vende me të ardhura të mesme dhe të ulëta dhe anëtaret e Bashkimit Afrikan.

Në total, G7+ ra darkod të sigurojë më shumë se 1 miliard doza duke filluar nga veta 2021.

“Për këto 80 milionë doza, SHBA do të ndajë 75 përqind përmes COVAX dhe 25 përqind do të synohet për të ndihmuar në trajtimin e valëve në gjithë botën.”, thuhet në njoftim.