10 ushqimet që u tërhoqën nga raftet e marketeve në Zvicër

10 ushqimet që u tërhoqën nga raftet e marketeve në Zvicër

Dhjetë ushqime u tërhoqën nga raftet e rrjeteve më të mëdha të supermarketeve në Zvicër me urdhër të autoriteteve shëndetësore, arsyeja është sepse ato përmbajnë nivele tepër të larta të plumbit.

Ato janë brendi “Subito” si rizoto parmigiano / tomate / asparagi / milanese dhe makarona “della nonna”, si dhe supë marokene “Bon Chef”, salcë kazimiri, përzierje për mish të grirë, gullash dhe salcë për makarona bolognese “alla soia”.

Përmbajtja e plumbit në këto produkte është më e lartë se maksimumi i lejuar nga ligji zviceran.

Meqenëse një rrezik shëndetësor nuk mund të përjashtohet, klientët që kanë blerë tashmë këto artikuj këshillohen të mos i konsumojnë më ato dhe t’i kthejnë në degën më të afërt për rimbursim.