Ministrit serb i ndalohet hyrja në Kosovë

Ministrit serb i ndalohet hyrja në Kosovë

Institucionet e Kosovës i kanë refuzuar kërkesën për hyrje në Kosovë, ministrit të Rinisë dhe Sporteve në Serbi, Vanja Udoviçiq.

Refuzimi i kërkesës nga autoritetet kosovare është bërë i ditur nga Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq.

Nga mediat serbe u theksua se institucionet e Kosovës kanë dërguar mbrëmë një njoftim për të bërë të ditur se i ndalohet hyrja ministrit Udoviq, në territorin kosovar.

Udoviq njoftohet se kishte bërë kërkesë për të ardhur në Kosovë në mënyrë që të bisedojë me disa të rinj, të cilëve pati t’u shpërndajë bursa studentore.

Poashtu ai kishte paraparë të vizitojë edhe Qendrën për Ekologji dhe Zhvillim Sportiv në Zubin Potok.