Këshilltari z.Veliu i pyet Shqiprim Arifin, Krenar Halimi dhe Altin Boriçin se cili e ka marrë dronin e komunës në shtëpi

Këshilltari z.Veliu i pyet Shqiprim Arifin, Krenar Halimi dhe Altin Boriçin se cili e ka marrë dronin e komunës në shtëpi

Në seancën e fundit të kuvendin komunal në Preshevë z.Shkëmbim Veliu me fakte ka deklaruar në foltorën e kuvendin komunal së pushteti i kaluar për nevojat e komunës, konkretisht për propagandë të Shqiprim Arifit, ka blerë dron në vlerë rreth 1600€, të cilin nuk e kanë kthyer në administratën komunale por  e kanë marrë me vete në shtëpi, të cilin po e përdorin për qëllime private dhe për propagandë të kryetarit të APN-së Shqiprim Arifit.

Pas daljes në pah të këtyre fakteve nga këshilltari z.Veliu, disa profile i'u janë sulur këshilltarit të PVD-së duke e sulmuar rreth disa deklaratave të bërë shumë vite më parë duke u munduar të tërheqin vëmendjen nga skandali i bërë nga "klika" e Shqiprim Arifit, z.Veliu përmes një statusi në facebook ka deklaruar që të ndalin propagandën por ta kthejnë dronin i cili është pronë e komunës së Preshevës, ku i ka pyetur kryetarin e APN-së Shqiprim Arifin, sekretarin e po kësaj partie Altin Boriçin si dhe fotografin e Shqiprim Arifit, Krenar Halimin i cili shpesh hedh në rrjetet sociale fotografi të bëra po nga ky dron, se cili e ka në shtëpi dronin, si dhe i ka lutur që t'ia kthejnë pronarit   dhe mos ta pëvetësojnë pronën publike.

Postimi i plotë i këshilltarit të PVD-së z.Shkëmbim Veliu:

Kështu e ka hajnia. Një herë përpiqesh me fshehur. Pastaj kur del në pah, përpiqesh me ndryshuar temën dhe me shmangur vëmendjen.

Dronin e komunës breeee...Pse e keni marrë në shtëpi? Kjo është tema. Leni kopallat me arkivat e deklaratave publike.

Dronin e komunës!!! Altin,Krenar, Shqiprim, cili e keni marrë në shtëpi?