• E mërkurë / May-18 12:45
  • Kontakt

“Humanitarët” rusë në Nish me armë të gjata

“Humanitarët” rusë në Nish me armë të gjata

Pjesa e parë e dokumentarit VIRUSSIA, për herë të parë vërtetoi dyshimet e Perëndimit, se e ashtuquajtura “Qendër Humanitare Ruso-Serbe” në Nish të Serbisë, ka mision tjetër.

Një fotografi e dy punonjësve të kësaj “Qendre”, e botuar për herë të parë në dokumentarin në fjalë, ka ngritur edhe më shumë argumentet se bëhet fjalë për një çerdhe të spiunazhit rus.

Jelena Milic, Drejtore e CEAS në Beograd, ka thënë “E vetmja gjë e vërtetë nga ajo Qendra Humanitare Ruso-Serbe në Nish, është fjala Nish”.

Ndërsa, ish-zëvendësi Qeverisë së dikurshme të Serbisë, Zarko Korac, ka vënë theksin lidhur me kërkesën e Federatës Ruse që punonjësve të kësaj “Qendre” t’iu jepet imunitet diplomatik.

“Qendra Humanitare Ruso-Serbe ngre shume pyetje. Këtë e di sigurt që rusët ushtrojnë një presion të madh që Qendra në Nish, të marrë statusin diplomatik, e statusi diplomatik nënkupton, që ju nuk mund të hyni me asnjë kusht në atë hapësirë. Të gjitha dërgesat me aeroplanë dhe helikopterë, çdo gjë që vjen, ju nuk keni qasje dhe nuk mund të kontrolloni asgjë. Kjo atëherë i bie njëfarë shteti brenda shtetit”, ka thënë ish-zëvendësi i Zoran Djindjic-it, kryeministrit të dikurshëm serb.

Pjesa e parë e dokumentarit është shfaqur edhe në një televizion nacional boshnjak në Sarajevë!