Komuna e Bujanocit zyrtarisht anëtarësohet në Unionin e Bashkive Shqiptare në Rajon

Komuna e Bujanocit zyrtarisht anëtarësohet në Unionin e Bashkive Shqiptare në Rajon

Në mbledhjen e Ansamblesë së Përgjithshme të Unionit të Bashkive Shqiptare që u mbajt në Tiranë nën kryesimin e kryetarit të Bashkisë së Tiranës, komuna e Bujanocit zyrtarisht është anëtarësuar në Unionin e Bashkive Shqiptare në Rajon. 

Në fjalën e tij, kryetari Arifi prezentoi rëndësinë që ka anëtarësimi i Bujanocit në këtë Union, që së bashku me komunat tjera shqiptare në rajon do të mundësonte zhvillimin e gjithëmbarshëm ekonomik, të arsimit, kulturës, turizmit e sportit. 

Asambleja e Përgjithshme e Bashkive Shqiptare në Rajon u kryesua nga kryetari i Tiranës Erion Veliaj, ku përveç Tiranës, në këtë Union bëjnë pjesë edhe Prishtina, Peja, Prizreni, Ferizaji, Gjakova nga Republika e Kosovës, Gjirokastra nga Republika e Shqipërisë, Tetova, Çairi, Gostivari nga Maqedonia Veriore, Tuzi, Ulqini nga Mali i Zi, dhe nga Lugina e Preshevës, Bujanoci dhe Presheva. 

Unioni ka për qëllim ndërmarrjen e hapave për promovimin e komunave anëtare në zhvillimin socio-ekonomik dhe të turizmit.

Në këtë mbledhje përveç kryetarit Arifi po marrin pjesë edhe zv.kryetari Musliu dhe drejtori i Organizatës Turistike Shuajb Neziri.