z.Salihu: Vullneti i popullit ka kërkuar që ti çojë në opozitë ata që mbanin peng pushtetin

z.Salihu: Vullneti i popullit ka kërkuar që ti çojë në opozitë ata që mbanin peng pushtetin

Të nderuar qytetarë të Preshevës! Ky rezultat paraprak deri në konfirmimin e rezultatit final të zgjedhjeve, vërtetoi edhe një herë vullnetin e popullit i cili në shumicë ka kërkuar ti coje në opozitë ata që mbanin peng pushtetin.

Jemi dyfishuar në numër dhe shumëfishuar në potencialin tonë për të mundësuar ndryshimin e madh dhe dërgimin përfundimisht në opozitë të një ekipi që vetem ka keq qeverisur e keqmenaxhuar pushtetin.

Ska më vend as për të provuar e as për të eksperimentuar. Populli dhe koha na dhanë provat se kujt duhet ti besojmë dhe kujt nuk duhet më ti japim një mundësi. E kemi në dorë së bashku të bëjmë atë që duhet, dhe ti japim frymëmarrje të re politikës në Luginë, bashkëveprimit e bashkëpunimit në të mirën e përbashkët, përtej interesave të ngushta partiake, tifozllëkut dhe thirrjes së traditës. Është koha që fatet e Lugines ta arrin veten në dorë pa patur nevojë për institucione të përkohshme, kalimtare apo të imponuara. Populli votoi dhe na takon ne politikanëve ta përkthejmë drejt e ta lexojmë me largpamësi vullnetin e sovranit!

Nuk do ndalemi në asnjë moment në  kauzën tonë për të reformuar e demokratizuar politikën e pushtetin për të mirën e të gjithëve dhe për prosperitetin e Luginës!

Të gjithë së bashku MUNDEMI!