Shqiprim Airifi dënohet penalisht për shpifje ndaj Rtv Aldi dhe pronarit z.Isuf Memeti (Dokument)

Shqiprim Airifi dënohet penalisht për shpifje ndaj Rtv Aldi dhe pronarit z.Isuf Memeti (Dokument)

Paaftësia e qeverisjes së kryetarit në ikje Shqiprim Arifi gjatë këtyre viteve pushtet është fshehur duke u marrë çdo ditë me mediat e posaçerisht me Rtv Aldi dhe drejtorin z.Isuf Memeti, thua se mediat i'a kanë fajin pse ai nuk e hapi kufirin pasi i gënjeu banorët e Miratocës ose që gënjeu gjithë popullatën e komunës së Preshevës për hapjen e fabrikës së Keçapit si dhe fabrikat e tjera që "qëndrojnë në cevin e tij".

Pas akuzave të mëhershme drejtuar z.Memetit se është” keqbërës , dhunues, reketash, manjak medial etj”, si dhe pas interesimit të madh të kryetarit në ikje Shqiprim Arifi ndaj qytetarëve se ku miqasohen qytetarët e komunës, e posaçerisht familjarët e z.Isuf Memeti, z.Memeti i'u ka drejtuar organeve të drejtësisë.

Isuf Memeti dhe Rtv Aldi për Shqiprim Arifin është bërë hije.

Në zgjedhjet e kaluara zgjodhi që fushtatën  parazgjedhore ta bëjë duke i premtuar qytetarëve premtime të pa realizuara, e në këto zgjedhje nga paaftësia e tij për të menaxhuar komunën fushatën i'a dedikoi prodhuesve më të mëdhenjë vendorë si dhe Rtv Aldi-t, ku në kokën e tij është mbjellur mendimi se këto kompani po e pengojnë realizimin e premtimeve të tij.

Shqiprim Arifi në zgjedhjet e vitit 2016 & 2017 ka premtuar depolizitim të të gjitha institucioneve, por fatkeqësisht ka kapur mediat dhe ka politizuar si asnjëher më parë institucionet publike si dhe ka mbjellur urrejtje në mes të këtyre pak shqiptarëve që kanë mbetur në Preshevë.

Drejtori i Rtv Aldit Isuf Memeti fton Shqiprim Arifin që të ndalojë gjuhën e urrejtjes dhe fyerjen që po i bën, përndryshe e ke provuar njëherë humbjen para organeve të drejtësisë, mos i’a sjell vetes të njejtin fat.

Në dokumentet e gjykatës së shkallës së parë dhe shkallës së dytë mund ta shihni se Shqiprim Arifi tanimë është zyrtarisht i dënuar penalisht dhe  "shpifës me letra" pasi që gjykata në të dyja shkallët ka vendosur që ta dënojë penalisht për shpifje Shqiprim Arifin ndaj Rtv Aldi dhe ndaj pronarit të saj z.isuf Memeti.

Ky dokument vërteton se Shqiprim Arifi nuk e flet të vërtetën, gënjen,  gjithashtu vërteton se Shqiprim Arifi është shpifës, madje është kryetari i parë i komunës në histori të Preshevës që dënohet për vepër penale për shpifje.

Si mund një person që është zyrtarisht i dënuar penalisht si dhe zyrtaritsht shpifës edhe atë me dokument zyrtarë të përfaqësojë qytetarin e dashur të komunës së Preshevës.

Shkalla e parë


Shkalla e dytë: