Shqiprim Arifi sulmon dhe anashkalon prodhimet vendore, shpërndan lëngje të prodhuesëve Serb, kurse anashkalon kompaninë gjigande vendore ''Fluidi''

Shqiprim Arifi sulmon dhe anashkalon prodhimet vendore, shpërndan lëngje të prodhuesëve Serb, kurse anashkalon kompaninë gjigande vendore ''Fluidi''

Shqiprim Arifi kryetar i organit të dhunshëm në Preshevë gjatë fushatës së tij parazgjedhore të zgjedhjeve lokale, përveç partive kundërshtare ka filluar që ti sulmojë edhe kompanitë lidere të komunës së Preshevës të cilat numrojnë një numër të madh të punëtorëve.

Shqiprim Arifi sulmin e ka filluar ndaj kompanisë gjigande "WesLime LTD" ku në fushatë parazgjedhore e ka sulmuar, edhe pse kjo kompani prodhimet e saj i plason në tregun rajonal dhe europian dhe ka një numër të madh të punëtorëve.

Së fundmi shihet Shqiprim Arifi duke shpërndarë fëmijëve lëngje frutash të kompanive Serbe edhe pse në komunë të Preshevës ekziston gjiganti i prodhimeve vendore të pijeve joalkoolike "Fluidi" i cili është lider në vend dhe rajon, por Shqiprim Arifi para prodhuesve vendorë preferon ata Serb.

Shqiprim Arifi mandatin e tij e ka fituar duke premtuar hapje të fabrikave dhe ulje të papunsisë në komunën e Preshevës, por në këtë aspekt ka dështuar duke mos arritur të realizojë as edhe një premtim që ka bërë gjatë fushatës së vitit 2016 & 2017.