Bessa publikon këngën e re “Mos prek”

Bessa publikon këngën e re “Mos prek”

Bessa është një emër i ri në skenë, që ka filluar të pëlqehet mjaft shumë nga publiku. Ajo ka lansuar së fundmi këngën e dytë në mënyrë profesionale të quajtur “Mos Prek”. 

Projekti vjen i kompletuar tejet mirë edhe nga ana vizuale, teksa këngëtarja shfaqet me paraqitje atraktive. Tekstin e ka shkruar vet Bessa, kurse për muzikën është përkujdesur Santos.

 Miksimin dhe masterizimin ndërkohë e ka realizuar Lex Barkery. Videoja i është besuar SAQ Pictures dhe tashmë mund ta gjeni të plotë në YouTube.

Theksojmë që kënga debutuese e Bessës mban emrin “No Bugatti”, megjithëse është një emër që premton shumë në skenë.