Kosova është projekt i dështuar, thotë diplomati rus në OKB

“Atëbotë ne paralajmëruam për këto gjëra, për implikimet e tyre brenda, por edhe nër egjion...

“Atëbotë ne paralajmëruam për këto gjëra, për implikimet e tyre brenda, por edhe nër egjion. Tash është e qartë se ata që shpikën dhe implementuan projektin e Kosovës së pavarur duhet të reflektojnë për rezultatet e këtij veprimi të pamatur”

Dhjetë vjetët e para të pavarësisë së vetëshpallur Kosovës kanë dhënë rezultate të mjerueshme, ka thënë përfaqësuesi i Rusisë në Kombet e Bashkuara,Vasily Nebenzya.

Sipas tij, përpjekjet për të krijuar një sistem politik të vetqëndrueshëm dhe ku mbizotëron sundimi i rregullit dhe ligjit kanë dështuar, duke prodhuar probleme serioze që krijojnë zgjidhje urgjente.

Ai kujtoi kohën kur dhjetë vjet më parë Rusia pati thirrur mbledhje urgjente të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës.

“Atëbotë ne paralajmëruam për këto gjëra, për implikimet e tyre brenda, por edhe nër egjion. Tash është e qartë se ata që shpikën dhe implementuan projektin e Kosovës së pavarur duhet të reflektojnë për rezultatet e këtij veprimi të pamatur”, ka thënë Nebenzya.

Më tutje diplomati rus theksoi se Kosova është vend ku rekrutuesit e terroristëve që shkojnë në Siri dhe Irak ndihen të sigurt.

Nebenzya nënvizoi se “nuk po bëhet mjaftueshëm në dënimin e krimeve të kryera nga Ushtria Çlirimtare e Kosovës”.