Kjo është kryesuesja e Kuvendit të Ferizajt

Kristina Gashi – Bytyqi do të jetë kryesuesja e Kuvendit Komunal të Ferizajt

Kristina Gashi – Bytyqi do të jetë kryesuesja e Kuvendit Komunal të Ferizajt.

Në fillim të mbledhjes inauguruese e cila është mbajtur dje Partia Demokratike e Kosovës, propozoi Gashi-Bytyqin për kryesuese të Kuvendit e cila edhe mori shumicën e votave.

“Me lejoni që t’ju përshëndes, dhe t’ju falënderoje në mënyrë të veçante koleget e anëtaret e Kuvendit të Komunës, për besimin e dhënë për tu zgjedhur kryesuese e Kuvendit Komunal të Ferizajt”, ka thënë Gashi – Bytyqi.

“Deri më tash pozita e gruas në vendimmarrje në komunën tonë, nuk ishte në nivelin e kënaqshëm dhe roli i tyre në pushtetin lokal dhe bilancin gjinor në vendimmarrje rrallë, ka tejkaluar pozitën e këshilltares komunale”.

“Sot në Ferizaj, po fillon një kapitull i ri në institucionet komunale, sot në Ferizaj po shkruhet histori që një femër po udhëheq me një institucion kaq të rëndësishëm vendimmarrës siç është Kuvendi i Komunës”.

Kryesuesja e zgjedhur e Kuvendit të Komunës, Kristina Gashi-Bytyqi, është zotuar se do të bashkëpunojë ngushte me partitë politike, shoqërinë civile dhe mediat për një transparence më të lartë.

Ndryshe, Kuvendi Komunal i Ferizajt përbëhet nga 41 anëtarë, 13 prej të cilëve janë nga PDK-ja, 12 nga LDK-ja, 7 nga Lëvizja Vetëvendosje, 5 anëtarë nga AAK-ja, 2 nga Nisma për Kosovën dhe 2 anëtarë të AKR-së.