Jacopo Tomassini dhe Iva Çakalli, të cilët prej vitesh kanë punuar me efektet speciale, së fundmi edhe në Shqipëri, janë bërë bashkë me regjisorin e famshëm Domiziano Cristopharo për të sjell në ekranin e kinemasë një film, që nëse jeni shumë të ndjeshëm, duhet të mbani frymën para ekranit.
E sigurtë që nuk duhet ta humbisni, pasi metamorfoza e personazhit sjell edhe transformimet e mëdha në film. Bazuar tek historia e Ricardo Lopez, adhuruesit të Bjork, i cili tentoi të vristë këngëtaren pas një lidhje të saj dashurie. Një adhurim që kalon kufinjtë e normales sjell një film fantastik, i pari horror xhiruar në Shqipëri me një staf shqiptaro-italian. Shikoni trailerin e filmit i cili është në prag të prezantimit në festivalet prestigjoze ndërkombëtare.intv