‘Maria Hose’ së shpejti bëhet nënë për herë të pestë

‘Maria Hose’ së shpejti bëhet nënë për herë të pestë...

Jacqueline Bracamontes është një ndër aktoret latine më të dashura për publikun nëmbarë botën, Madje shumë shqiptare ‘vdisnin’ për rolet e saj në telenovelat meksikane.

Sidomos me rolin e Kandit (Cándida “Candy” Morales Alcalde) apo Maria Hose në Magji Dashurie (Sortilegio), ku luante krah yllit latin, William Levy.

Aktorja ka ndarë me të gjithë lajmin e gëzuar se familja e saj do të shtohet dhe se është në pritje të binjakëve, por gjininë e tyre ende nuk e di, transmeton intv.Ajo është nënë e tre vajzave të vogla. Jacqueline është e martuar me piloti meksikan Martin Fuentes. Kjo nuk është hera e parë që aktorja pret binjakë. Në vitin 2013 ajo përjetoi me dhimbje të madhe humbjen e një prej binjakëve të saj pak ditë pas lindjes.