Lajmërohet Nexhmije Pagarusha: E gjithë kjo mbështetje nga ju më ka bërë të ndihem edhe më mirë

Një javë më parë ikona e muzikës shqiptare, Nexhmije Pagarusha është dërguar në Emergjencë të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës.

Një javë më parë ikona e muzikës shqiptare, Nexhmije Pagarusha është dërguar në Emergjencë të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës.

E gjithë kjo si pasojë e disa lëndimeve që ka marrë në shtëpi, shkruan lajmi.net

85 vjeçarja, një ditë më vonë është liruar nga spitali pasi u konstatua se gjendja e saj ishte e mirë. Lirimin e saj nga spitalin e kanë konfirmuar familjarët ndërsa sot ylli i muzikës shqipe ka reaguar me një status ku i ka falënderuar të gjithë për kujdesin dhe mesazhet e mira që i kanë dërguar.

”Pershendetje te dashurit e mi, Deshiroj t’iu falenderoj per te gjitha mesazhet qe me keni derguar duke me uruar sherim sa me te shpejte. Shfrytezoj rastin t’iu informoj se jam mire dhe e gjithe kjo mbeshtetje nga ju me ka bere te ndihem edhe me mire! Jam shume me fat qe ju kam!  E juaja, Nexhmije Pagarusha”, ka shkruar ajo nëpërmjet një statusi në Facebook.

Projekti i saj i fundit muzikor ishte dueti me Violetë Kukajn- Retkocerin, kënga ‘Mbushni gotat’ e cila u mirëprit mjaft mirë nga publiku.