“Sulmohet” aktori i njohur

John Stamos dhe gruaja e tij, Caitlin McHugh, u bënë prindërit e Little Billy në prill.

Ylli i serisë “Full House” në “Instagram” publikoi një foto duke ecur rrugëve të Nju Jorkut me djalin e tij tremuajsh, por kjo shkaktoi kritika.

Ekspertët nuk rekomandojnë mbajtjen e foshnjave në atë moshë për një numër arsyesh.

Pati akuza edhe nga nëna të ndryshme, të cilat i treguan aktorit rregullat se si duhet mbajtura një foshnjë tremuajshe.

Një ekspert për kujdesin për fëmijët në transport konfirmoi se situata nuk ishte e saktë, por gjithashtu qëndroi në mbrojtje të aktorit duke thënë se komentet ishin të tepruara.