Në ceremoninë përmbyllëse ka performuar Era Istrefi, Will Smith dhe Nicky Jam me këngën “Live it up”.
Natyrisht që pjesëmarrja e Erës ka bërë krenarë gjithë shqiptarët, sidmos mesazhet që i ka dhënë nga atje.
Pasi përfundoi performancën, Era ka shijuar ndeshjen Francë-Kroaci nga afër, ndërsa ka ndarë edhe disa imazhe bashkë me ndjekësit.
Në një prej tyre, këngëtarja ka bërë simbolin e shqiponjës, madje është veshur me ngjyrat e flamurit shtetëror.
Modelja e njohur, Emina Çunmulaj ka duartrokitur veprimin e saj, duke shkruar “Zemra Mal kur shof @eraistrefi me ngjyra te flamurit midis Rusise”.