Sarri merr me vete përforcimin e parë te Chelsea

Jorginho gjendet në Londër për të finalizuar transferimin në Chelsea.

Maurizio Sarri sot është zyrtarizuar si menaxher i ri në Chelsea.

Trajneri i njohur italian ka nënshkruar kontratë trevjeçare me ekipin nga Stamford Bridge.

Por, menjëherë sot ka ardhur edhe përforcimi i tij i parë te “Blues”.

“Sky Sports News” raporton se mesfushori Jorginho gjendet në Londër për të finalizuar transferimin në Chelsea.

Mesfushori i Kombëtares italiane pritet të zyrtarizojë largimin nga Napoli duke nënshkruar me klubin londinez në transferim me vlerë prej mbi 60 milionë euro.