Kush fiton sonte: Kroacia apo Anglia? Ja çfarë mendon Gold Ag

Tashmë jemi në përfundim të Kampionatit Botëror "Russia 2018".

Kombëtarja e Kroacisë është gjysmëfinalistja e katërt e Kupës së Botës ku do të ndeshet sot me Anglinë,.

Botërori është shikuar nga një pjesë e madhe e VIP-ave shqiptar të cilët për lajmi.net kanë shprehur favorizimin e tyre e që pas Zvicrës, Kroacia ishte e preferuar për ta.

Ndërkaq, së fundmi është reperi nga Presheva, Gold Ag i cili në një pyetje të fansave është përgjigjur se kush do të fitojë Kroacia apo Anglia?

“A do t’fitojë Kroacia sonte, ka me hup”, u përgjigj ai.

Më poshtë, po ashtu mund t’i ndiqni mendimet e qytetarëve në rubrikën VoxPop kë pëlqejnë ata.