Elvana Gjata nis provat për koncertin në Prishtinë

Është artsite shumë e suksesshme, duke numëruar disa hite në repertorin e saj.

Elvana Gjata është rikthyer fuqishëm në skenën muzikore, me album dhe projekte të tjera.

E së fundi, këngëtarja ka konfirmuar se më datë 14 korrik do të mbajë koncert tek Biblioteka Kombëtare në Prishtinë.

Tashmë ajo ka filluar të mbajë prova për koncertin madhështor që do të mbajë pas një jave në Prishtinë.

Në llogarinë e saj në Instagram, Elvana ka publikuar disa imazhe të ndara pikërisht nga provat e koncertit, e që dukej tejet e lodhur.