Liam Payne, në sherr me ish bashkëshortin e Cheryl

Liam Payne ka qenë gati të rrihet me ish-bashkëshortin e ish të dashurës së tij Cheryl Cole në një restorant në Londër javën e kaluar.

Disa ditë para të ndarjes së Liam Payne nga Cheryl Cole, ish-anëtar i One Direction dhe Jean-Bernard Fernandez-Versini, ndodheshin rastësisht në të njëjtin restorant. Përgjatë gjithë natës Liam i hidhte vështrime të nevrikosura ishit të Cheryl dhe e kishte kërcënuar se do ta rrihte atë pasi mesa duket ishi i këngëtares e keqtrajtuar atë në të shkuarën. Gjithçka është kthyer në një debat të nxehtë i cili me siguri e ka vendosur Cheryl në një situate shumë të sikletshme.

Por tani pas ndarjes me Cheryl me siguri gjakrat janë qetësuar.