Lajmi e dha aktori Fatmir Spahiu, i njohur si “Oki” i serialit “Kafeneja Jonë”.
Ai, përmes një mesazhi në llogarinë personale në “Facebook”, ka treguar se produksioni “Buka” do të jetë pjesë e projektit filmik të titulluar “Illyricvm”.
Në një prononcim, 37-vjeçari ka pohuar se producentja e filmit është Ankica Tilic, një emër i madh i kinematografisë evropiane, kurse regjisor dhe skenarist është Simon Bogojevic Narath.