Butrint Imeri publikon projektin e ri në ditëlindjen e tij

Sot, Butrint Imeri publikojë këngën e re, të cilën e shoqërojë me videoklip.

Kënga titullohet “Alea” dhe këngëtari i ka njoftuar fansat përmes rrjeteve sociale që ta presin projektin e ri që do të lançohet në ditën e lindjes së tij.
“Në ditën e lindjes time, 3 korrik (e martë), ora 15:00, dhurata ime për juve”, ka shkruar Butrinti në një postim.

Këngëtari ka publikuar edhe fragmente nga videoja muzikore që është publikuar sot
Ndërkohë, pritet që Butrinti të vijë edhe me një bashkëpunim me Capital T.

Natyrisht se dueti mes tyre mund të shndërrohet në njërin prej hiteve të këtij sezoni.