Pak ditë më parë, në eventin e premierës së ‘Hotel Transylvania 3’ në Los Angeles ajo u shfaq e veshur thjeshtë, por vëmendjen më të madhe ua kishte kushtuar diamantëve që kushtonin rreth 21.500 dollarë.
Ylli i Disney-it kësaj here kishte zgjedhur një kostum floral të Oscar de la Renta, të cilat i kombinoi me një palë vënë rrethorë të Tiffany & Co, në vlerën 12.000 dollarë dhe varësen po të të njëjtës markë 9500 dollarë.
Sigurisht, duke ia ditur vlerën e aksesorëve që mbante në qafë dhe veshët e saj, Selena u shfaq me një make up minimalist dhe flokë të kapura thjesht shkruan anabel.
Para se të hynte në event, këngëtarja kishte hedhur krahëve një bluzë të gjerë dhe bëri me dije se projekti saj muzikor do të vijë shumë shpejt.