Zbulohet resorti luksoz ku Princi Harry i propozoi Meghan Markle

Çifti më i përfolur i momentit, princi Harry i Britanisë dhe aktorja Meghan Markle, befasuan botën kur lajmëruan mbi fejesën e tyre...

Çifti më i përfolur i momentit, princi Harry i Britanisë dhe aktorja Meghan Markle, befasuan botën kur lajmëruan mbi fejesën e tyre, pas rreth 1 viti e gjysmë lidhje. Menjëherë mediat nxituan të merrnin detaje për fejesën, që nga propozimi romantik, e deri te data e mundshme për martesën mbretërore.

Në një intervistë për BBC, princi rrëfeu se i kishte propozuar Meghan-it ndërkohë që ajo po gatuante (specifikoi edhe që po gatuante pulë!), por nuk dha detaje mbi vendin special.

Megjithatë, “The Sun” ka mundur të zbulojë resortin ku çifti ndodhej gjatë propozimit, një kamp luksoz vendosur në mes të natyrës së egër të Botsvanës në Afrikë.

Moment romantik dhe mjaft ekzotik, s’ke ç’i thua! Princi Harry dhe Meghan Markle shijonin perëndimet e tyre në këtë resort, rrethuar nga savana afrikane. Propozimi i princit Harry ka qenë qershia mbi tortë për këtë eksperiencë!

Po ashtu, thuhet se diamanti kryesor i unazës së Meghan-it është marrë pikërisht nga Botsvana, pasi ky shtet njihet për minierat e tij të diamantëve.