“Drejt suksesit”, është kënga e fundit e publikuar nga ai në bashkëpunim me reperin Noizyn që u prit tejet mirë nga publiku.
E siç duket ky është vetëm fillimi për Albanin, pasi ka nisur përgatitjet e projekteve që do t’i lansojë në vijim.
“Deja vu”, është kënga e re e Albanit i cili për të gjithë fansat e tij bën të ditur se do të publikohet nesër.
“Dhe njëmijë vjet dhe njëmijë jetë i jetoj me ty, Por mos e bëj ti çdo ditë një Deja Vu, nesër…”, ka shkruar ai teksa zbulon një pjesë të këngës.