Sot është një prej meshkujve më simpatik, por kështu dukej Kivanç dikur

Kivanç Tatlitug është një prej aktorëve më të mirë dhe më simpatikë në Turqi dhe jo vetëm.

Ai ka spikatur edhe në vendet e tjera të botës, ku janë transmetuar telenovelat e famshme ku ai ka marrë pjesë. Aktori është martuar me stilisten e njohur në Turqi Basak Dizer, me të cilën janë njohur në xhirimet e telenovelës “Dashuri e ndaluar”.

Që në daljet e para Kivanç ka dalluar për talentin dhe pamjen, madje është quajtur edhe Brad Pitt-i i Turqisë. Por si dukej ai dikur, para se të bëhej i famshëm? Aktori ka postuar në Instagram një foto të tijën bashkë me një foto të së shoqes, të cilat janë foto të para shumë viteve, kur ata ende nuk ishin të famshëm. Megjithatë duhet të themi që edhe në fëmijëri ata kanë qenë shumë simpatikë!