Dy dashuritë e Robertit në një foto, Nora nuk shihet askund (Foto)

Robert Berisha është emër shumë i lakuar në titujt rozë.

Meqë është fytyrë publike, ai përflitet si për jetën profesionale, ashtu edhe atë private.

Në llogarinë e tij në Instagram, Roberti ka publikuar një imazh të këndshëm në të cilin shfaq dy dashuritë e tij, vajza Renee dhe piano.

Në foto, Roberti po i binte pianos, derisa vajza ishte shtrirë mbi të dhe po e dëgjonte me shumë ëndje.

Kujtojmë që projekti i fundit nga Roberti është “Pa ty”, këngë të cilës ia shoqëroi edhe videoklipin.