Ditë më parë, lajmi.net pati raportuar se Meda shumë shpejt do ta publikojë albumin e ri me 10 këngë.
E një prej këtyre këngëve lansohet pas tre dite dhe vjen në duet me këngëtaren, Vjollca Haxhiu.
Lajmi.net merr vesh se kënga mban titullin “Falma” dhe është baladë, tekstin e së cilës e ka shkruar Fatmir Muja, orkestrimin Virusi, nën producimin “EMRA Com”.
Kujtojmë që projekti i fundit nga Meda është “Urime urime”, këngë të cilën e solli të shoqëruar edhe me videoklip.