Ndër mysafirët e parë të këtij emisioni ishte edhe reperi Buta, i cili dha një intervistë të shkurtër për “Mirage”, para koncertit që u mbajt në Prishtinë me rastin e festës së Bajramit.
Buta foli shumëçka rreth projekteve të reja muzikore, të cilat planifikon t’i publikojë gjatë sezonës së verës.
Meqë shumë shpesh janë parë komentet e tij me Dafina Zeqirin në rrjete sociale, reperi tregoi se çfarë raporti ka me të dhe nëse po planifikojnë ndonjë duet.
Në linkun e mëposhtëm nga minuta 2:10 mund ta kuptoni përgjigjen e Butës.