• E mërkurë / May-14 23:03
  • Kontakt

Kështu e feston 3 milionëshin e ‘Toto’ Noizy

Ka vetëm pak ditë që Noizy ka publikuar këngën e re.

‘Toto’, është projekti i tij i ri në bashkëpunim me reperin nga Gjermania, Raf Camora që u prit mjaft mirë nga publiku.

Për këto ditë kënga ka marrë mbi 3 milion klikime në Youtube, pjesë e së cilës është edhe modelja e njohur, Oriola Marashi.

Këtë gëzim, Noizy ka vendosur të ndajë me ndjekësit në rrjete sociale teksa publikon një video duke kërcyer.

“Duke festuar 3 milionëshin në tri ditë, #Toto”, ka shkruar ai.