• E mërkurë / May-14 22:59
  • Kontakt

Fejohet Ariana Grande dhe Pete Davidson

Ka vetëm pak javë prej kur kanë konfirmuar lidhjen e tyre.

Një sajt ka pohuar se Pete i ka propozuar këngëtares javën e kaluar, shkruan DailyMail.

Ata u panë së bashku në një darkë të ditëlindjes të dielën mbrëma, ndërsa sipas raportimeve të shumta çifti kanë kurorëzuar dashurinë e tyre me fejesë.

Pete kishte humbur babain në sulmet e 11 shtatorit, ai ka përfunduar lidhjen me Cazzie David gjatë muajit maj,  ndërsa Ariana është ndarë nga i dashuri Mac Miller në prill të këtij viti.

Ndërsa, sipas TMZ javën e kaluar çifti janë fejuar, e kjo gjë ndodhi pikërisht në ditëlindjen e Robert Pattinson në Los Angeles, raporton UsWeekly.

Në koncertin e fundit, Ariana kishte vënë një unazë diamanti, e cila supozohet të jetë unaza me të cilën i ka propozuar i dashuri.