• E mërkurë / May-14 23:08
  • Kontakt

Justin Bieber ribashkohet me ish të dashurën (Foto)

Dy vite pas ndarjes, Justib Bieber ribashkohet me Hailey Baldvin.

Modelja amerikane dhe ish i dashuri i saj, 24 vjeçar, kanë kaluar ditën bashkë në pishinën e rezidencës së këngëtarit në Miami, shkruan TheSun.

Justin Bieber dukej i lumtur me ish-të dashurën Hailey Baldwin, me të cilën i kishte dhënë fund lidhjes dy vite më parë.

Modelja amerikane 21 vjeçe është fotografuar duke e fshirë me peshqir këngëtarin pasi kishte dalë nga pishina.

Hailey dukej kishte veshur një palë xhinse të shkurtra, duke i vënë në pah linjat perfekte prej modeleje.

Ai ishte ribashkuar në tetor të 2017 me këngëtaren Selena Gomez, por lidhja nuk zgjati shumë.

Përveç saj dhe Hailey Baldwin,  këngëtari thuhet se ka enë në lidhje me modelen Audreyana Michele, këngëtaren dhe aktoren Hailee Steinfeld.