• E mërkurë / May-14 23:02
  • Kontakt

Enca tregon anën e saj humane, ja çfarë ka bërë

Këngëtarja Enca Haxhia është emër shumë i pranishëm në kryetitujt e medieve rozë.

Ajo është shumë aktive në rrjete sociale në të cilat në të shumtën e rasteve publikon imazhe provokuese, shkruan lajmi.net.

Këtë herë, ajo ka postuar një fotofrafi që është më ndryshe prej të tjerave, pasi ka të bëjë me një iniciatvië humanitare.

Bëhet fjalë për iniciativën “Ti je një luledielli”, e cila ka të bëjë me shitjen e bluzave me luledielli, ndërsa paratë e grumbulluara u ndahen fëmijëve të sëmurë nga kanceri dhe leukemia.

“Kjo bluza me luledielli qe kam veshur, eshte pothuajse po kaq e bukur sa qellimi i saj. Besoj tashme njiheni me nismen @you_are_a_sunflower_ , 100% humanitare, e cila prej disa kohesh ka ndihmuar shume femije shqiptare ne nevoje.Te gjitha te ardhurat nga shitja e ketyre bluzave shkojne per femijet e shtruar ne pavionin e onkohematologjise/kancer/leucemi.

Duke u veshur me bluzen luledielli veshesh me humanizem . Ju lutem vizitoni faqen zyrtare te non profit foundation www.youareasunflower.org ,blini bluzen tuaj me luledielli ose dhuroni aq sa tju linde ne zemer ne menyre qe te shpejtojme nje jete femije .. Eshte fundvit dhe besoj shuuuume se te gjithe ne se bashku mund te bejme mrekulli ❤️