Real Madrid ka një favorit për trajner të ri.
E përditshmja sportive madrilene “AS” shkruan se ish mesfushori, Guti, tani është favorit për postin e trajnerit te skuadra nga Santiago Bernabeu.
Në pamundësi për të arritur tek objektivat kryesorë si Mauricio Pochettino e Massimiliano Allegri, Real Madrid ka kthyer vëmendjen te Guti.
Real Madrid është në kërkim të një trajneri të ri pas vendimit për largim nga klubi nga Zinedine Zidane.