• E mërkurë / May-14 19:40
  • Kontakt

Djali i ditëlindjes! Ja sa vite mbushi sot Lindon Berisha

Këngëtari Lindon Berisha sot feston ditëlindjen.

Ai i mbushi plotë 28 vite jetë, disa prej të cilave me shumë suksese në karrierën muzikore.

Me rastin e kësaj dite të veçantë për të, Lindoni sigurisht se nuk e ka lënë pa dalë për të festuar me miqtë ndërsa një foto si ‘djali i ditëlindjes’ e ka ndarë me ndjekësit. Lindoni ka pranuar urime të shumta nga familjar, miq e fansa.

”Merri krejt” mban titullin kënga e tij e fundit e cila në Youtube është klikuar dhe kjo tregon se publiku e ka pëlqyer.

Kujtojmë se ditë më parë ai ka nisur një projekt krejt ndryshe nga ajo çfarë jemi mësuar ta shohim.

Lindoni ka zgjedhur disa projekte të tij muzikore për t’i ri-sjell për publikun por në versionin ‘live’ me band, mënyrë kjo në të cilën këngëtari shqiptar e ka sfiduar veten.

Arsyeja se përse ka zgjedhur ai të vijë me këtë mënyrë të të kënduarit është t’i jap publikut më shumë nga vetja.

‘’Arsyja pse kom zgjedh është se ka qenë deshirë e kahmotshme qe 1 dit t’ua dhuroi një recital apo 1 performanc live publikut dhe si sfid personale që të jap diçka me soulful(shpirtrore) që do të kishte mbet për shumë vite. Pak me dal nga aj shablloni (muzik , klip ,emisione , dalje nclub). Thjesht me ardh me 1 drit ma ndryshe se qe osht msu me pa publiku’’, kishte thënë Lindoni për lajmi.net, i cili tashmë vetëm se i ka kënduar ‘live’ disa prej këngëve të tij dhe pritet që surprizat e tjera të mos mungojnë.