Duke qenë se është mysafirja e radhës në ‘Xing’, ajo dhe Ermali kanë pozuar pranë njëri-tjetrit për të ju treguar se nesër do të mund t’i shohim bashkë para ekranit
Këtë e bëri të ditur ajo por edhe Ermali ku i njoftoj fansat e saj se mund të shkojnë e ta shohin ‘live’ në Tv Klan.
Mirëpo e njëjta foto e postuar tek një faqe artistësh në Instagram, rrëmbeu akoma më shumë vëmendje.
Pranë saj, një komentuese e ka quajtur të shkretë Luanën dhe i ka thënë se është deformuar nga operacionet plastike.
Kjo nuk është hera e parë që këngëtarja e njohur pranon akuza të tilla, por ka të atillë që e duan për atë çfarë është.
Ndryshe shumë shpejt do të vijë edhe bashkëpunimi i paralajmëruar në mes të saj dhe Bujar Qamilit.