Konkurentet e Miss Shqipëria 2018 vizitojnë Tiranën me biçikleta

Konkurentet e “Miss Shqipëria 2018” kanë shëtitur përgjatë kryeqytetit shqiptar me biçikletat e vendosura në dispozicion nga bashkia e Tiranës.

Konkurentet e “Miss Shqipëria 2018” kanë shëtitur përgjatë kryeqytetit shqiptar me biçikletat e vendosura në dispozicion nga bashkia e Tiranës.

Organizatori i “Miss Shqipëria”, Petri Bozdo, vlerësoi iniciativën e marrë ndërsa theksoi se do të jetë një mundësi shumë e mire për qytetarët dhe turistët.Përfaqësuesja e turizmit në bashkinë Tiranë shpjegoi se biçikletat do të shpërndahen në stacione të posaçme.

Konkurentet e Miss Shqipëria 2018, një eveniment që do të zhvillohet në datat 10-11 qershor në gjurmët e  kalasë së  Toptanëve, kanë vizituar kryeqytetin me biçikleta.

Organizatori Petri Bozo e vlerësoi këtë nismë si një mundësi shumë të mirë për të njohur më nga afër Tiranën dhe bukuritë që ajo ofron jo vetëm prej qytetarëve, por sidomos prej turistëve.

Përfaqësuesja e Drejtorisë së Turizmit, Romina Shamku, deklaroi se biçikletat do të jenë të shpërndara në të gjithë Tiranën  në stacione të posaçme, duke e bërë më të lehtë përdorimin.

Në edicionin e 20 të zhvillimit të tij bukuroshet e Miss Shqipëria  kanë vizituar një sërë qytetesh të Shqipërisë duke nisur me Cërrikun, për të vazhduar më pas me Elbasanin dhe Vlorën.

Aktualisht ato po qëndrojnë në Tiranë, ndërsa Dajti është vendqëndrimi i tyre deri në përfundimin e aktivitetit.