Ajo u rendit e dyta në këtë garë të madhe, gjersa performanca e saj u vlerësua lart nga juria.
Një muaj pas Eurovisionit, Presidenti i Republikës së Çipros, Nicos Anastasiades, ka pritur sot në takim Elenin i cili e ka dekoruar me mirënjohje.
Këtë e ka bërë të ditur edhe vetë këngëtarja e cila po ashtu ndjehet e lumtur nga vlerësimi që iu bë nga presidenti.
“E nderuar nga vlerësimi që mu bë nga presidenti Nicos Anastasiades, jam krenare që përfaqësova Çipron në Eurovizion”, ka shkruar ajo.