Në ditët e fundit të shtatzënisë, Adelina Tahiri pozon e zhveshur në pjesën e sipërme

Lajmi për shtatzëninë e saj pak ditë pas martesës kishte bërë bujë në shtypin rozë.

Adelina Tahiri kohë pas kohe sjell imazhe të reja, në të cilat nuk ngurron fare ta ekspozojë barkun e fryrë.

Madje, së fundi ajo ka realizuar një fotosesion me barkun jashtë, imazhe në të cilat vjen tejet sensuale.

Në një foto që ndau me ndjekësit në rrjete sociale Adelina shfaqet tërësisht e zhveshur në pjesën e sipërme, ndërsa gjoksin e mbulon me duar.

Sa i përket jetës profesionale, Adelina ka lënë pas angazhimet në muzikë dhe është përkushtuar rreth familjes.