Noizy ka nisur punën për projektin e ri muzikor (Foto)

Reperi Noizy duket se nuk e ka ndërmend të ndalet së sjelluri projekte të reja muzikore.

Së fundmi ai po punon me Elgir Dodën për këngën e re dhe e ditur kjo u bë pas publikimit të disa imazheve në Instagram nga të dya palët.

‘’Këngë e re’’ ka shkruar Elgiti pranë imazhit ku shihet Noizy në studio duke incizuar zërin.

Asnjëri por as tjetri nuk kanë dhënë detaje të tjera rreth këtij projekti muzikor mirëpo një gjë dihet se kënga do të publikohet shumë shpejt dhe duke pasur parasysh se këngët e Noizyt gjithmonë janë shndërruar në hite nuk duhet larguar nga mundësitë e afërta edhe këtë të fundit.