Ai jeton prej vitesh në Shtetet e Bashkuara të Amerikës teksa atje grimon shumë nga fytyrat publike përfshirë, Kim Kardashian, Kendall dhe Kylie Jenner e të tjera.
Tejada po ashtu ka një lidhje të afërt me familjen e këngëtares Albërie Hadërgjonaj, ku me vajzën e saj Anxhelinën janë gjatë gjithë kohës së bashku, ndërkaq edhe më parë grimeri ka admiruar familjen e tyre.
Së fundmi, Albëria ka publikuar këngën e saj të re “Leje Leje” e nuk ka munguar as përkrahja e grimerit të njohur.
“Shikojeni këngën më të re të Albërie Hadërgjonaj Leje Leje”, Nëna ime e dytë, një legjendë shqiptare”, shkruan ai